Jeni apo jo përfitues i subvencionimit të rrymës, mësojeni këtu

Subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme, përgjatë muajve të dimrit, varet nga të ardhurat mesatare mujore për anëtar të familjes.

Sipas Ministrisë së Financave, për të përfituar nga ky program, familjet duhet të kenë më pak se 150 euro të ardhura mujore për anëtar.

Varësisht nga numri i anëtarëve dhe të hyrave, këtu mund ta shihni tabelën nëse i plotësoni kushtet për të përfituar nga subvencionimi i rrymës apo jo.

1 anëtar – më pak se 150 euro
2 anëtarë – më pak se 300 euro
3 anëtarë – më pak se 450 euro
4 anëtarë – më pak se 600 euro
5 anëtarë – më pak se 750 euro
6 anëtarë – më pak se 900 euro
7 anëtarë – më pak se 1,050 euro
8 anëtarë – më pak se 1,200 euro
9 anëtarë – më pak se 1,350 euro
10 anëtarë – më pak se 1,500 euro

Shuma e subvencionit mund të ndryshojë në varësi të numrit të anëtarëve dhe nivelit të të ardhurave mujore.