Një grua në Gjilan gjendet e vdekur në shtëpi

Një grua në Gjilan është gjetur e vdekur në shtëpi, raporton gazeta online Mediafokus.info. Rasti është raportuar nga policia si ‘vdekje e dyshimtë’.

“Gjilan   18.11.2020-09:45. Ankuesi m/k ka njoftuar se kishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj viktimën f/k. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet ne raportin 24-orësht të Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/