Një person gjen vdekjen në mal nga rrokullisja e traktorit

Një person ka gjetur vdekjen në mal, derisa ishte duke lëvizur me traktor. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’, njofton policia e Kosovës.

Fshati Potok, Podujevë 18.11.2020-11:05. Raportohet se viktima m/k derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka arritur pa shenja jete në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion, thuhet në raportin e policisë.