Vdekje e dyshimtë në Podujevë, trupi i pajetë dërgohet për obduksion

Policia e Kosovës po e cilëson një vdekje që ndodhi ditën e djeshme në Podujevë si vdekje e dyshimtë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Lajmi u bë i ditur nga policia në raportin e 24 orëve të fundit.

“Fshati Potok, Podujevë 18.11.2020-11:05. Raportohet se viktima m/k derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima ka arritur pa shenja jete në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.Mediafokus.info/