“Jeta zgjat vetëm 0.12 sekonda” – Arlind Ferati, specialist i Kardiologjisë
Mjeku Arlind Ferati ka përfunduar me sukses provimin specialistik në Kardiologji, duke mbrojtur titullin 𝗦𝗽𝗲𝗰𝗶𝗮𝗹𝗶𝘀𝘁 𝗶 𝗞𝗮𝗿𝗱𝗶𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝘀ë.
“Nga nesër fillon misioni i radhës, pasi jeta zgjat vetëm 0.12 sekonda!” – ka shkruar ai në profilin e tij, ku ka bërë edhe një falenderim të madh për komisionin, mentorin, klinikën, miqtë, familjen …
🙏 Faleminderime të veçanta:
Komisionit për vlerësimin profesional
Mentorit klinik për mbështetjen dhe përvojën gjatë specializimit.
Klinikës së Kardiologjisë për ambientin profesional dhe mundësinë për të mësuar
Miqve dhe kolegëve për motivimin dhe inkurajimin e vazhdueshëm
Familjes për dashurinë, durimin dhe mbështetjen e palëkundur, pa të cilën kjo arritje nuk do të ishte e mundur
Atyre që më mbështetën pa hezitim, do të u falënderohem veçanërisht!
Nga nesër fillon misioni i radhës, pasi jeta zgjat vetëm 0.12 sekonda!
……………..
Në të vërtetë, kjo arritje vjen pas një rrugëtimi të gjatë me studime të përkushtuara, angazhim klinik dhe specializim të vazhdueshëm, të cilin ai e ka kurorëzuar me mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur.
Në postimin e tij, Arlindi ka falënderuar komisionin vlerësues, mentorët klinikë, kolegët, miqtë dhe familjen, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat edhe i mbështetjes së palëkundur që ka marrë gjatë gjithë procesit.
Ai u shpreh se ky moment shënon fillimin e një kapitulli të ri profesional, me përgjegjësi të madhe dhe përkushtim ndaj pacientëve dhe shkencës së kardiologjisë.
Formimi i tij përfshin studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, specializimin në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, si dhe vazhdimin e studimeve të doktoratës.
Ai ka ndjekur trajnime ndërkombëtare në Pragë, Ankara, Salzburg dhe Beograd, është certifikuar nga Shoqata Evropiane për Reanimacion dhe ka publikuar punime në revista ndërkombëtare si Atherosclerosis Journal dhe Clinics and Practice. Arsimin fillor e ka kryer në Bujanoc, ndërsa të mesmin në Gjilan.
Nëna e tij, Suzana Ferati, ka ndarë një urim të veçantë me këto fjalë: “Sot nuk ke përfunduar vetëm një rrugëtim profesional, por ke vulosur një pasion, përkushtim dhe sakrifica të panumërta. Specializimi në kardiologji kërkon jo vetëm dije dhe aftësi, por edhe një zemër të madhe dhe ti e ke dëshmuar se i ke të gjitha. Urime specializimi!”
Në fund, vlen të theksohet se Arlindi është djali i dy intelektualëve të njohur, profesorit Bashkim Ferati dhe edukatores Suzana Ferati.


