‘Jetimat e Ballkanit’ shpërndajnë mish për 250 familje në asistencë sociale
250 familje nga programi i asistencës sociale në Gjilan janë ndihmuar me nga një pako mish prej shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli, ka falënderuar shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, për mbështetjen e familjeve skamnore në komunën e Gjilanit.
“Me këtë shoqatë kemi bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ajo është mbështetësja më e shpeshtë e këtyre familjeve me pako ushqimore dhe higjienike, sikurse edhe sot ku u bë shpërndarja e mishit të kurbanit, nga 5 kilogramë për secilën familje”, ka thënë Xhemajli.