Jeton Biqkaj merr mbështetje të fuqishme në Hogosht

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeton Biqkaj, ka intensifikuar takimet mobilizuese në terren, shkruan Mediafokus.info.

Në vendlindjen tij në Hogosht të Kamenicës, kreu i LDK’së atje ka marrë mbëështetje të fuqishme.

“Për të pasur sukses në politikë, duhet të mbështesin fillimisht baza. Jam tepër i lumtur për përkrahjen e madhe që po marrë kudo, e në veçanti sot, në vendlindjen time – në Hogosht. Do të jem zë i fuqishëm në Kuvendin e Republikës për projekte e Anamoravës”, ka thënë Biqkaj.

Ndryshe, Jeton Biqkaj garon në listën e LDK’së më 14 shkurt me numrin 62./Mediafokus.info/