Joe Biden heq maskën gjatë tubimit, video bëhet virale

Kandidati për President i SHBA-ve, Joe Biden gjatë një tubimi në Nevada ka hequr maskën mbrojtëse nga fytyra dhe është kollitur.

Ky moment është bërë viral në media dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë dënuar këtë veprim të tij, ndonëse në momentin kur u kollit ai vendosi dorën para.

Kandidati për president nga radhët e Demokratëve që pritet të garojë kundër Donald Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, prej fillimit të pandemisë së COVID-19 është shfaqur në publik me maskë mbrojtëse. Madje ai i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë.