“Ju i dhatë Kosovës këmbën e djathtë, ata po ju rëndojnë shumë”
“Ju i dhatë Kosovës këmbën e djathtë, ata po ju rëndojnë shumë”. Kështu ka shkruar në Facebook një familjare e kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, raporton Mediafokus.info.
“Ju i dhatë Kosovës këmbën e djathtë për LIRI, ashtu tash po ju rëndojnë shumë mbi supet tuaja, por krenaria dhe pastërtia ju mbajti sikur keni RILINDUR. Zoti ju bekoftë. Gjithmonë faqebardhë vëllau jem”, ka shkruar familjarja e tij në Facebook, duke ja bashkangjitur edhe disa fotografi të Gucatit gjatë kohës së luftës.
Gucati është arrestuar nga EULEX-i me datën 25 shtator, në zyrat e veteranëve në Prishtinë dhe është dërguar për mnë Hagë.

