Ju kujtohet kënga: Ku po këndojnë këto dy kumria….

Kumritë janë lloje pëllumbash me pupla të kuqërremta dhe me një kaçul pas qafe.

Posa të përmendet ky emër, personave më të vjetër, menjëherë do t`u kujtohen këngët “Ku po knojnë këto dy kumria”, “Këndon kumria” e të tjera.

Për ju që jeni pëmalluar për këtë këngë, ne ju japim mundësinë ta dëgjoni pasi ta keni lexuar shkrimin.

Kushtet që ka ky regjion për zhvillimin e faunës, mundësojnë ekzistimin e kumrive jo vetëm në këngë, por edhe në bahçet tona, në degë, në tela telefonash, në çati…

Pos kumrive, nga shpendët, më të përhapur janë pula, bibani, pëllumbi, harabeli, pata, shota, korbi, sorra, laraska, kumria, qukapiku, lejleku, dallëndyshja, thëllëza, huti dhe shqiponja./mediafokus.info