Juniku bëhet me Ballkon Panoramik, Ruzhdi Shehu: Një tjetër pikë turistike që pasuron komunën
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar se në fshatin Gjocaj është përuruar Ballkoni Panoramik, një investim i ri që synon të pasurojë ofertën turistike të kësaj komune.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu bëri të ditur se projekti është realizuar në kuadër të iniciativës “Mirdita Junik”, të cilën e cilësoi si një dëshmi të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas tij, projekti bashkon vlerat natyrore, kulturore dhe turistike të dy zonave, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Ky është njoftimi i plotë i kryetarit:
Në këtë rrugëtim falënderojmë Bashkimin Evropian për mbështetjen, si dhe partnerët tanë në këtë projekt: CHwB Kosova, Bashkinë Mirditë dhe Qendrën UET , për kontributin dhe bashkëpunimin në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Nga bukuritë natyrore të Junikut, vazhduam me hapjen e edicionit të tretë të Festivalit “Kah Drita”.
Mirë se vini në Junik!

