Jupolli jep një propozim interesant për organizimin e dasmave

Gazetari Fidan Jupolli ka dhënë një propozim interesant për organizimin e dasmave e ahengjeve, shkruan Mediafokus.info.

Jupolli, që njihet si satiristi më eminent në Kosovë, ka ironizuar me numrin e vogël prej dhjetëve vetash në dasmë, duke ‘propozuar’ rrotacion të mysafirëve.

Ja statusi plot ironi i Fidan Jupollit:

Ftese per Darsem  me rrotacion  5+5

Jeni t’ ftuar n’ Darsme   e djalit ton  Çlirimit q do t’ mbahet neser n’ Restorant xxxxxxxxxx

Rrotacioni per dasem me nga 10 persona do t’ jet sipas keti orari  !

Rexhepovit prej ores 10:00 deri 10:30

Naimovit prej ores 10:30 deri  11:00

Ismetovit prej ores  11:00  deri 11:30

Limanovit prej ores 11:30 deri 12:00

Ilazovit prej  ores     12:00 deri 12:30

Sherifovit prej ores  12:30 deri 13:00

Hashimovit prej ores  13:00 deri 13:30

Billaovit prej ores        13:30 deri 14:00

Pas ores 14:00  osht orari per familjart e Nuses

Ps Dhuratat vetem permes Gjirollogaris q’ sonte do t’ ju perciellet permes Viberit .

Babika organizator i Darsmave Pandemike