Ka dallim të madh mes formulimit „ka vdekur nga covid-19“ dhe „ka vdekur me covid-19“

Profesori i matematikës në Gjilan, Defrim Musliu nuk është shumë i bindur se qeveria është duke e bërë më të mirën kundër pandemisë Covid 19.

Ai thotë se me këto masa, po shkatërrohet ekonomia, ndërsa koronavirusi nuk ka vrarë as edhe një njeri të vetëm.

Të gjithë pacientët e vdekur deri tani, kanë pasur sëmundje tjera, pra nuk kanë vdekur me koronavirus asnjëri

“E kemi mbytur ekonominë dhe kemi larguar nga puna 100‘000 njerëz që të shpëtojmë 0.01% të popullatës që kanë imunitet të dobët”, thotë ai.

Qeveria beson që covid-19 përhapet shpejt dhe ka shkallë të lartë të vdekjes duke mos kuptuar diçka elementare për virusët.

Nuk është duke u bërë dallimin në mes të formulimit „ka vdekur nga covid-19“ dhe „ka vdekur me covid-19“.

Qeveria, duke u munduar të „shtyp kurbën“ po shkatërron individin dhe gjithçka tjetër përveç virusit.

 

Ai jep disa statistika dhe ngreh këto pikëpyetje sa iu përket masave kundër koronavirusit.

– 96% e të infektuarve me covid-19 nuk kanë asnjë simptomë.

– Vdekshmëria te personat nën moshën 40-vjeçare, është 0.014% (9-herë më e vogël se vdekshmëria nga gripi për të gjitha moshat).

– Nga mbyllja e ekonomisë, prishet zinxhiri i furnizimeve dhe si pasojë urie do të vdesin rreth 265 milionë njerëz në këtë vit (nga burimet e UN).

– Vetëm 1%  e të infektuarve me covid-19 kanë nevojë për spitalizim.

– Njerëzit qe 100‘000 vjet kanë jetuar jashtë, nën rrezet e diellit, që është jashtëzakonisht i dobishëm për imunitetin.

– A e dinë çka janë duke folur qeveritarër kur thonë „Rri n‘shpi“?/mediafokus.info