Ka ndërruar jetë arsimtari Mefail Sylejmani
Ka ndërruar jetë arsimtari i matematikës, Mefail Sylejmani. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegët e Sylejmanit.
“Mefa na iku sot në botën tjetër, për të na lënë të pikëlluar.
Do ta kujtojmë për prind të mirë dhe mbi të gjitha, si matematicient i mirë, i cili edukoi disa breza, si mësimdhënës në Viti.
Vështirë të kompensohet mungesa e jote në takimet e rregullta që kishim për kafe, e sidomos në ato ku merrnim vendime për organizim të garave të Matematikës.
Ngushllime familijarëve nga fshati Dobrosin, Gjilan dhe mbarë kolegëve nga Gjilani e Vitia”, ka shkruar Arsim Bejtullahu, njëri nga kolegët e tij.
Mefa do të kujtohet si një arsimtar i mirë, një qytetar i ndershëm e një familjar i përkushtuar./Mediafokus/

