Policia e cilëson ‘vdekje e dyshimtë’ rastin e një burri në Vushtri

Një person është gjetur pa shenja jete në Vushtri, njofton policia e Kosovës. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Vushtrri 14.11.2022 – 19:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të  prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.