Ka ndërruar jetë, Eqrem Kryeziu, ish-politikan dhe profesor universitar

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçe, Eqrem Kryeziu, ish-profesor universitar dhe njëri nga politikanët më karizmatik të LDK-së.

Doktoroi në vitin 2007, në shkenca filologjike në Universitetin e Prishtinës.

Që nga themelimi i LDK-së në Kosovë dhe deri në kuvendin e tretë zgjedhor të degës, ka qenë Kryetar i Degës në Prizren.

Në zgjedhjet e vitit 1998 është bërë anëtar i kryesisë, ndërsa pas atyre të vitit 2006 është zgjedhur nënkryetar i parë i LDK-së në qendër.

Në vitin 2006 ai ishte kryetar i komunës së Prizrenit.

Vdekja e tij është konfirmuar nga familjarët.