Ka ndërruar jetë ish-drejtori i Buxhetit në Gjilan, Nuhi Nuhiu

Ka ndërruar jetë në Përlepnicë të Gjilanit, në moshën 70-vjeçe, Nuhi Nuhiu, ekonomist, ish-drejtor komunal për Buxhet.

Nuhiu ka punuar një kohë të gjatë pas luftës nē administratën komunale, në sektorin e financave.

Nuhiu është marrë edhe me shkrime. Është bashkautor i monografisë “Mësimdhënësit dhe të burgosurit politikë të Përlepnicës”.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë të afërmit e tij.

Njoftim mortor!

Te nderuar familjarë, miq, shokë e kolegë, ju njoftojmë se sot ka nderruar jetë daja im i dashur Nuhi Nuhiu nga Përlepnica.

Allahu e shperbleftë dajën tim!, ka shkruar në profilin e tij, Isuf Morina. /Mediafokus.info