Vdes nëna e gazetarit Bardhyl Ajeti
Ka vdekur sot në Gjilan në moshën 74-vjeçare, Nexharie Ajeti, nëna e gazetarit Bardhyl Ajeti, i cili u vra para 17 vitesh në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka postuar një dedikim, ku shkruan:
“Në prag të 17-vjetorit të vrasjes makabre të gazetarit e veprimtarit, Bardhyl Ajeti, paska ndërruar jetë nëna e tij, Nexharia. Vdiq me mallin e djalit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes e farefisit. Drejtësi për Bardhylin!”
Vrasja e gazetarit Bardhyl Ajeti nuk është zbardhur as sot e asaj dite.
17 vite më parë, më 3 qershor 2005, gazetari Ajeti ishte duke u kthyer për në Gjilan, kur në afërsi të fshatit Bresalc u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur rëndë.
Më 25 qershor ndërroi jetë në Milano të Italisë, ku ishte dërguar për trajtim spitalor.
Sipas tij, vrasja e vëllait ka qenë një vrasje puro politike për interesa të ngushta të grupeve të caktuara klanore.
Në kohën kur u vra, Bardhyl Ajeti ishte gazetar i ditores Bota sot dhe kryetar i Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës (LGK). /Mediafokus.info