Ka ndërruar jetë mësuesi Ragip Abazi

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare arsimtari i gjuhës shqipe në pension, Ragi Abazi nga fshati Bresalc, me banim në Gjilan, raporton Mediafokus.info

Abazi një jetë ia kushtoi arsimit të brezave në fshatin e tij, ku punoi në shkollën fillore ‘Ibrahim Uruqi’ (asokohe ish-Zenel Hajdini’).

Ai ishte marrë edhe me aktivitet politik e sindikal dhe gjithmonë është treguar i guximshëm në mbrojtjen e parimeve të tij.

Për shkak të masave anti-Covid, varrimi i mësuesit Ragip Abazi bëhet vetëm nga familjarët, në varrezat e qytetit në Gjilan, ku ai ka jetuar prej disa vitesh./Mediafokus.info