Ka ndërruar jetë mësuesi Shefqet Shabani nga Përlepnica
Sot, në moshën 68 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, ka ndërruar jetë mësuesi Shefqet Qemajl Shabani nga Përlepnica.
Njoftimi është dhënë në rrjetet sociale nga Nuhi Nuhiu.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen, gjimnazin në Gjilan, ndërsa studimet në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik, dega gjuhë dhe letërsi frënge.
Si mësues, filloi të punoj në Strezovc të Kamenicës, ku ligjëroi gjuhën frënge.
Mësuesi Shefqet kthehet në vendlindje në Përlepnicë, ku jep mësim në lëndën e gjuhës frenge.
Më pastaj fillon punën në fabrikën e baterive IBG në Gjilan.
Mësuesi Shefqet ishte edhe një sportist i dalluar dhe refer i futbollit në Ligën Ndërkomunale të Gjilanit.
Mësuesi Shefqet la një familje të edukuar, të mirë dhe shumë të respektuar, ka shkruar Nuhiu./mediafokus.info

