Ka ndërruar jetë në Gjilan Ali Rexhepi

Ka ndërruar jetë në Gjilan Ali Rexhepi, gjyqtar i boksit për shumë vite, para dhe pas luftës. 

Varrimi bëhet nesër me kohën e drekës, ndërsa të pamet mbahen tri ditë te restorant Luli.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët:

Të Allahut jemi dhe vetem te Ai do të kthehemi!

Ju njoftojmë që sot me datën 15.09.2022 ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babi ALI Rexhepi. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër ne varrezat e Gilanit me datën 16.09.2022 me Namazin e Drekës në Xhamin e Vogël. Të pamet mbahen diten e Shtunë, e Dille dhe e Hanë te restauran Luli prej ora 09:00 deri ne orën 16:00.

Një dedikim për të e ka bërë nga Amerika edhe mbesa Arta Rexhepi:

Jam shumë zemër thyer me ikjen tënde të hershme Xhaxhi Ali. Zoti të shpërbleftë në parajsë dhe dritë bëftë shpirti yt.
Unë cdo herë do të përkujtoj me mallin dhe kujtimin më të mirë për ty. Një ditë sërisht do të jemi bashkë.
Me shumë dhembje nga ky vend i largët, mbesa jote Arta.

Aliu (Aliriza) ishte bashkëshorti i doktoreshes, Hatixhe Rexhepi./Mediafokus.info