Ka ndërruar jetë në moshën 106-vjeçare Nazim Neziri nga Remniku

Ka ndërruar jetë në moshën 106-vjeçare, Nazim Neziri nga Remniku i Vitisë, njofton Plus Tv.

Ai ishte ndër personat më të moshuar në Kosovë, derisa lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familja Neziri.

Plaku nga Remniku që jetoi më shumë se një shekull, ditëve të fundit nuk kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

106-vjeçari kishte përjetuar tri lufta dhe ka treguar se si e kishin varrosur për së gjalli për t’i ikur vrasjes nga pushtuesit bullgarë në rininë e tij.

Plaku kishte treguar se gjatë jetës kishte agjëruar mbi 90 Ramazana.

Ai tregonte se edhe babai i tij kishte jetuar mbi 115 vjet.

Për shkak të situatës së pandemisë, familja Neziri ka njoftuar se gjyshi i tyre do të varroset vetëm nga rrethi i ngushtë familjar. /mediafokus.info