Ka ndërruar jetë Sabit Jakupi

Ka ndërruar jetë Sabit Jakupi, profesor dhe ish-punëtor shoqëror e politik i Kosovës, në nivel komunal e qendror, në periudhën e paraluftës.

Jakupi mbahet mend në Gjilan për kontributin që ka dhënë në afirmimin e identitetit, arsimit dhe kulturës shqiptare.

Sabit Jakupi ishte njëri prej funksionarëve të kohës që kishte kontribuar në themelimin e Radio-Gjilanit, radiostacionit të parë publik rajonal në Kosovë.

Një kohë të gjatë ka punuar në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit, si e vetmja shkollë e mesme e arsimit të lartë që ka funksionuar në Anamoravë për një kohë të gjatë.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë familja:

Familjarë , miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se sot më datën 13.04.2020 ndërroi jetë axha jonë Sabit (Tefik) Jakupi duke na lënë përgjithmonë të pikëlluar.

Për shkak të gjendjes pandemike e ceremonia e varrimit do të mbahet vetëm me anëtarët e ngushtë të familjës.

Kurse e pamja shtyhet për kohë të pacaktuar. Familja Jakupi./mediafokus.info