Vdes edhe një pacient me Covid 19
Ka vdekur edhe një pacient nga Covid 19 në Kosovë. Një 39-vjeçare nga komuna e Istogut ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19.
E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e tetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Gruaja 39-vjecare ishte operuar gjatë ditës së djeshme në sallat e Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme Abdominale në QKUK.
Ajo u fut në operacion pa e ditur mjekët se ishe e prekur nga Covid 19.
Pacientja, fillimisht ishte pranuar në Spitalin e Pejes dhe pastaj nga aty u transferuar në QKUK ku edhe u operua./mediafokus