Ka ndërruar jetë tekniku i stomatologjisë Shaban Rexhepi
Shaban (Avdi) Rexhepi nga Pogragja e Gjilanit, teknik i Stomatologjisë në QKMF në Gjilan, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Njoftimin për vdekjen e Shabanit e kanë dhënë familja e tij, raporton mediafokus.info
‘Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë më i dashuri ynë Shaban (Avdi) Rexhepi. Lusim të madhin Zot që ta ketë marrë nën mëshirën e Tij’, thuhet në njoftim. /mediafokus.info/

