Kurti mund të mërdhijë i vetëm këtë dimër

Maliq Kurtin nga Bresalci, nata e Vitit të ri mund ta gjejë të mërdhirë dhe të uritur, nëse nuk ndihmohet urgjentisht me ushqime dhe pajisje për ngrohje, raporton MediaFokus.info.

Nëse mbetet në këtë gjendje, dimri për të do të jetë shumë i gjatë, ndërsa pranvera shumë e largët.

Në mungesë të ngrohjes, Maliqi duhet t`i përballojë temperaturat e ulëta duke u mbështjellë me qebe.

Po ashtu, Maliq Kurti ka nevojë edhe për ushqim, që ta kalojë stinën e dimrit, që sapo ka nisur.

Apeli për ndihmë është bërë përmes faqes Bresalci vendi im, ku është dhënë edhe një numër telefoni: 045 / 375-025

Gjatë ditës së sotme, temperaturat janë ulur në minus 9 gradë, gjë që e ka vështirësuar edhe më tepër gjendjen e këtij personi në fshatin Bresalc, lagja e xhamisë./MediaFokus/