Ka ndërruar jetë veprimtari dhe profesori Qemajl Dushica

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare veprimtari dhe profesori në pension nga Gjilani, Qemajl Dushica.

‘Një veprimtar çështjes kombëtare dhe arsimit shqip, na la sot. Ai shkoi duke lënë pas për shoqërinë një sërë veprash të mira dhe shembuj se si duhet të punohet për vendin dhe përparimin e tij, veçanërisht në fushën e arsimit!

Ngushellime familjes Dushica, bashkëpunëtorëve të profesor Qemajlit, miqve e dashamirëve!’ ka shkruar në një dedikim ish-kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjilan, Shpresa Kurteshi Emini.