Ismajli: Abdullah Tahiri nuk njihte frikë, ra për të mos vdekur kurrë

Në 22-vjetorin e rënies heroike të Abdullah Tahirit, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, e ka vlerësuar lart veprën e tij, transmeton Mediafokus.info.

Ismajli ka thënë se Abdullah Tahiri nuk njihte frikë dhe ra për të mos vdekur kurrë.

“Sot, në Malishevën heroike, në 22 vjetorin e rënies së heroit të kombit, Abdullah Tahiri, bëmë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e lavdishme të tij. Themelet e lirisë së Republikës sonë u ndërtuan me gjak, sakrificë e me trimëri, ashtu siç ishte edhe heroi i kombit, Abdullah Tahiri. Ai nuk njihte frikë. Çdoherë ishte i pari në beteja e aksione, sepse e donte vendin e bërjen e Republikës. Ai ra për të mos vdekur kurrë. Abdullah Tahiri do të mbetet njëra nga figurat më të rëndësishme historike, jo vetëm të Anamoravës, por të gjithë popullit shqiptar.

Lavdi e përjetshme veprës dhe heroizmit të tij!”, ka shkruar Ismajli../mediafokus.info/