Asamblisti ‘godet’ Qëndrim Gashin pasi shpërndau karikaturat e profetit Muhamed

Afaristi nga Gjilani, Fitim Guda, e ka kritikuar ambasadorin e Kosovës në Francë, Qëndrim Gashin, i cili ka shpërndarë karikaturat e Profetit Muhamed në Twitter, shkruan Mediafokus.info.

Përmes një shkrimi të dërguar në gazetën online Mediafokus.info, Guda, që është edhe asamblist i LDK’së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, këtë veprim të ambasadorit e përshkruan me probleme ‘jostabiliteti  shpirtëror dhe emocional’.

Ja shkrimi i Fitim Gudës:

Në mes gjenialitetit dhe çmendurisë është vetëm një vijë e hollë!

Kur para disa viteve, një mik imi ishte në konsultë tek psikiatri për nipin e tij, për të cilin mendohej se ishte i prekur nga autizmi, mjeku i kishte thënë: Ky fëmijë e ka botën e vetë. Mund të jetë edhe gjenial. Miku im i mërzitur i ishte përgjigjur: Le të jetë si gjithë fëmijët tjerë. Nuk po kërkoj të jetë gjenial.

Hulumtimet e kryera në Suedi, kanë treguar lidhjen mes gjenialitetin dhe çmendurisë. Çrregullimet bipolare dhe skizofrenia janë më të shpeshta tek njerëzit inteligjentë dhe kreativë.

Gjatë historisë, figura të mëdha botërore kishin çrregullime të ndryshme, e si duket si masë kompensative e kishin të zhvilluar inteligjencën. I tillë ishte piktori Van Gogh, Bill Gates, Albert Einstein ,etj.

Nga e gjithë kjo mund të vijmë në përfundim se një numër jo i vogël i njerëzve të shkencës, kanë probleme të orientimit në hapësirë, si dhe të bashkë ndjejnë me të tjerët. 

Edhe ambasadori gjate qëndrimit në Kosove, jepte imazhin e një shkencëtari te vërtetë, një matematicienti brilant, një njeriu të përkryer. Por si duket këta tipa studiozë i përcjellë jostabiliteti  shpirtëror dhe emocional.

Pavarësisht lirisë se shprehjes, si vend sekular që jemi, duhet t’i respektojmë ndjenjat e të tjerëve.