Ka ndërruar jetë zv.komandanti i Policisë në Viti, Hekrem Haliti

Ka ndëerruar jetë Hekrem Haliti, shef i Operativës në Stacionin Policor në Viti. Njoftimin e kanë dhënë familjarët e tij.

“Sonte ndrroi jetë daja im Hekrem Haliti, ushtar i UÇK-së dhe i angazhuar në policinë e Kosovës, ku kontriboi pa u ndalur asnjëhere. Krejt në fund Hekremi ishte zv.komandant i stacionit policor në Viti”, ka shkruar në rrjetin social Jeton Sherifi.