Vetura përplas nënë e bir derisa po prisnin në trotuar
Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e sotme, kur një makinë ka aksidentuar nënë e bir.
Mjeti që drejtohej nga gruaja 55-vjeçare, duket se ka humbur kontrollin dhe ka hipur në trotuar duke marrë përpara nënë e bir.
Kalimtarët dhe të pranishmit e tjerë që po prisnin të kalonin rrugën kanë nxituar të ndihmojnë nënën dhe vogëlushin.
Ata shihen duke shtyrë mjetin për të nxjerrë të miturin, ndërkohë që një grua, e cila duket të jetë nëna e vogëlushit, lëviz me duart në kokë, e tmerruar nga ajo që ndodhi.
Sipas policisë, 6-vjeçari u dërgua në spital për mjekim por nuk dihet gjendja e tij.
Njoftimi paraprak i policisë Tiranë
Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.