Ka vdekur në Francë Deli Hyseni, dëshmitari kryesor i masakrës së Llashticës

Dëshmitari kryesor i masakrës së Llashticë s, Deli Hyseni ka vdekur në  Francë , ku ai kishte emigruar pas luftes, shkaku i gjendjes shendetesore,raporton mediafokus.info

Njoftimin per vdekjen e Deli Hysenit, njeriut i cili pas gjithcka cka ndodhi ne Llashtice, me 30 prill te vitit 1999, e ka dhene bashkevendesi i tij, Ymer Ibishi.

Ne masakren e Llashtices, qe konsiderohet Recaku i Anamaoraves, Deliu ishte plagosur ne qafe dhe pasojat e tmerrit dhe plageve i ka vujatur tere jeten.

Hyseni nderroi jete 22 vjet pas masakres, pa e pare dhe pa e pritur drejtesine ta thote fjalen e saj per krimet mbi Llashticen.

Ai la deshmine e tij ne dosjen e krimeve, por personalisht nuk pati fatin te perballet ne gjyq me ata qe bene krime mbi popullsine civile, qe vrane, prene e dogjen njerez dhe shtepi, qe shkaterruan nje fshat te tere./Mediafokus.info

/