Ka vdekur në Gjilan, në moshën 47-vjeçe, mërgimtari Enver Jakupi
Ka vdekur mbrëmë në Gjilan mërgimtari Enver Jakupi, i cili para një jave kishte ardhur nga Franca për ta varrosur gjyshen.
Enveri, me prejardhje nga fshati Zarbincë i Bujanocit, u varros sot në Gjilan, ku edhe jetonte familja e tij.
Ai, me vite të tëra jetoi dhe punoi në Francë.
Një mik i tij, Ajet Avdyli, ish-mërgimtar, ka thënë se Enveri, para një jave u kthye nga Franca në Kosovë, për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes së tij.
“Mbrëmë vdekja e gjeti në Gjilan, në moshën 47 vjeçare. Ai sot duhej të kthehej në Francë, meqë e priste puna e aktiviteti diten e hënë.
Vdekja ishte e shpejt, e kobshme dhe e papritur, e mori me vete në një rrugë të perjetshme e pa kthim.
Enveri ishte i urtë, i sjellshëm e një djalë me vyrtyte të larta njerzore e kombëtare”, ka shkruar Avdyli në postimin e tij. /Mediafokus.info

