Ka vdekur Skender Hasani, ish-aktivisti sindikal për të drejtat e punëtorëve
Sot në orët e para të mëngjesit, ka ndërruar jetë nga një sulm kardiak, Skender Hasani nga Malisheva, me banim në Gjilan, ish-punëtor i NSH ’16 Nëntori’ dhe ish-aktivist sindikal.
Shoku i tij, Xhelal Salihu ka rikujtuar momente nga me Skenderin nga koha e okupimit, kur bashkërisht me të tjerët ishin radhitur në frontin e rezistencës kundër pushtetit serb.
‘Lajm i hidhur ikja jote nga kjo botë Skender Hasani.
Ishe një shok i mire, i afërt, i buzëqeshur dhe mbi të gjitha i sinqert. Në vitet e 90-ta, kur presioni i okupatorit serb u shtua mbi punëtorët shqipëtarë, pa hezitim dhe pa frikë, u radhite në mbrojtjen e të drejtave të tyre, si anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Sindikatës së Pavarur të NSh “16 Nëntori” në Gjilan.
Puna jote në këtë shoqatë ishte e madhe dhe e palodhshme. Ishe pjesëmarrës edhe në organizimin e grevës së 3 shtatorit të vitit 90- të.
Të tillë, si punëtor të madh, të sinqert dhe të buzëqeshur, do të kujtojmë gjithmonë me respektin më të madh……
Lamtumirë Skender!’

