Shqipja ishte gjuha amtare e Evropës

Prof. MATHIEU AREF

Nëse këto kohet e fundit kam trajtuar tema të tjera filozofike, shoqëro-kulturore, shoqëro-psikologjike, fetare apo politike, nuk e kam harruar fushën time të parapëlqyër, domethënë Historinë, Kulturën dhe Gjuhën e Pellazgëve, të parëve tanë.

Në të vërtetë, unë po përgatis dy artikuj që do t’i përshkruaj si bomba me sahat, njëri prej të cilëve është një “dron” që po hedh kundër pistave të rreme të ndërmarra prej afro 140 vjetësh nga “Gjuhësia moderne” e cila është bashkëpërgjegjëse bashkë me Historinë e pranuar përgjithësisht dhe megjithatë e gabuar dhe e manipuluar.

Sepse ata jo vetëm që lanë mënjanë Historinë disa mijëravjeçare të Pellazgëve, por edhe themelet e Historisë së “popullit më të vjetër” të Evropës dhe të gjuhës sonë shqipe që e konsideroja prej më shumë se 50 vjetësh. si gjuha amtare e Evropës dhe më në fund duke mos krijuar një lidhje (historike dhe gjuhësore) midis Pellazgëve dhe pasardhësve të tyre shqiptarë.

Historia e Evropës së lashtë, pas ardhjes me vonesë të popullsive të huaja, u cungua dhe ndërhyrja e gjuhëve të tyre të ndryshme jo-indigjene me origjinë nga kontinenti aziatik (ulëtësirat e Uralit dhe Azia Qendrore) u devijua duke shkrirë këtë kontribut të gjuhëve të vonshme me grupin primitiv i gjuhëve evropiane. Kjo nuk u kuptua ose thjesht u fsheh.

Kjo është arsyeja pse historia e lashtë dhe gjuhët origjinale të Evropës u mashtruan apo edhe u sabotuan nga gjuhëtarët e parë të shekullit të 19-të dhe ata që i ndoqën verbërisht, sepse kishin marrë pista dhe drejtime të gabuara ose për mungesë njohurie historike, aftësi dalluese, mendjemprehtësi, analizave të thêlle specifike ose për shkak të një qëndrimi tendencioz për një kauzë okulte ose të fshehur mirë.

Mendoj se këto janë fishekët e mia të fundit (para largimit) për të vënë në dyshim themelet moderne të historisë së lashtë të Evropës dhe gjuhësisë moderne që humbi mundësinë për të zbuluar gjuhën amtare të kontinentit tonë të vjetër.

Por çfarë unë qortoj më së shumti specialistëve të Antikitetit dhe gjuhëtarëve modernë është se ata i bënë njerëzit të besojnë se kishin dhe kanë të drejtë kur ata kishin krejtësisht gabuar në lidhje me Pellazgët dhe nuk ishin në gjendje të gjenin «gjuhën amtare» të Evropës, e cila ka shtrirë shekuj dhe madje mijëvjeçarë : “Shqipja aktuale” dhe veçanërisht “gegërishtja” e veriut e cila është ruajtur pothuajse e paprekur falë terrenit të saj të pjerrët dhe të pathyeshëm. kjo gjuhë dhe ky popull ka shpëtuar, pa pengesë, pavarësisht pushtimeve të shumta.