Kadaj: Kurti do t’i zëvendësojë flamujt e Kosovës me ata të Serbisë në rafte të dyqaneve
Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, e ka akuzuar ashpër kryeministrin e Republikës, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e tij për taksën.
Ajo tha se Kurti do t’i zëvendësojë flamujt e Kosovës me ata të Serbisë në rafte të dyqaneve.
“Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim, me të cilin Albin Kurti po dëshiron t’ia kthejë tregun tonë Serbisë. Një kryeministër duhet të rezistojë kur është në pushtet. Albin Kurti me këtë vendim do ta kthejë flamurin e Serbisë në vend të atij të Kosovës dhe do t’i dëmtojë prodhuesit kosovarë”, ka thënë Kadaj-Bujupi për RTK./MediaFokus/

