Më shumë se dy orë takim por “Gjasat nuk janë të mëdha që të arrihet marrëveshje” – Augustin Palokaj flet nga Brukseli

Lajme jo të mira sjell gazetari kosovar nga Brukseli Augustin Palokaj. Ai tha se ka pak gjasa që sot Kosova e Serbia të mund të arrijnë marrëveshje për targat.

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, deklaroi se sipas deklarimeve të përfaqësuesve të Serbisë, gjasat janë të vogla që Kosova dhe Serbia të merren vesh të hënën për çështjet e ngritura në dialog.

Ai tha nga Brukseli se takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, po vazhdon tash e dy orë.

“Nuk ka ende informata se çka po ndodh në takim. Borrell ka deklaruar se do të japë informata për media. Thirrjet e vazhdueshme janë për Kosovën që ta shtyjë afatin për zbatimit të vendimit për targat, ta bëjnë Asociacionin dhe serbët të kthehen në institucione”.

“Borrell dhe zyrtarë të jetë kanë bërë thirrje që palët të angazhohen edhe për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, që të mos merren në dialog vetëm me krizat në terren. Në bazë të paraqitjeve publike të Serbisë, gjasat nuk janë të mëdha që të ketë përparim së shpejti në këtë drejtim”, deklaroi Palokaj.

“Sa më shumë të zgjasë takimi, nënkupton që palët mund të arrijnë një marrëveshje” – Gazetarja kosovare jep detaje të takimit në Bruksel.