Studentët kundërshtojnë mbylljen e konvikteve
Vendimi i ri i qeverisë së Kosovës që hyn në fuqi sonte në mesnatë parasheh mbylljen edhe të konbikteve dhe mensës së studentëve. Ky vendim po has në kundërshtim të studentëve. Kryetari i Parlamentit Studentor, Erzen Hyseni, është deklaruar kundër masave të reja antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij kjo ishte e panevojshme dhe se u kushton studentëve si në procesin mësimor, ashtu edhe në atë buxhetor, meqenëse mbyllen konviktet dhe bibliotekat.
“Mbyllja është e panevojshme, se në dhoma konvikti ka qenë i vendosur veç nga një student, janë respektuar masat dhe aty s’ka pasur asnjë të infektuar me COVID”.
Ai thote se një studenti, nëse mbyllen konviktet dhe mensa, vetëm për rrugë u duhen 8 euro në ditë dhe kjo është kosto mjaft e madhe.
Ai thotë se është më e logjikshme që mensa e konvikti të jenë të hapur për shkak të banimit dhe afërsisë me fakultetet, sesa studentët të udhëtojnë.
“Kërkesat e studentëve janë që këto dy qendra të mos mbyllen. Do mundohemi të kemi takim me ministrin dhe t’i tregojmë shqetësimet e studentëve të Universiteti të Prishtinës”, u shpreh Hyseni.