Haziri: Në qeveri veç me LVV’në, përndryshe shkojmë në opozitë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka përjashtuar çdo opsion tjetër për bashkëqeverisje, përpos me Vetëvendosjen.

“Definitivisht, në qeveri hyjmë veç me Vetëvendosjen. Përndryshe, shkojmë në opozitë”, ka thënë Haziri në Rubikon të KTV’së, transmeton Mediafokus.info.

Haziri tha se brenda disa ditësh do të qartësohet çdo gjë sa i përket formimit të qeverisë së re./MediaFokus/