Stina e meseleve: Pej kur t`kam ba ty e kam ditë qi kanë me m`sha…

(Sipas Ali Arifit, Ranatoc/Gjilan)

N’t’ritë e tij, mixha Ilaz e kish pas ni shok qi e dijke si t’mirë, n’katun. Tanë ditën e gatë thujse e qojshin bashkë. Vej buka i dajke kaniherë, edhe gjumi. A n’mal, a n’arë, a me gja… a bajke vaki edhe n’pazar me ma t’mdhajtë, shkojshin bashkë.

Kjo kish ba qi, nerveti, jo vej t’ishin t’lirë e t’bajnë hajgare, po edhe t’shahen kaniherë, si per mahi. Tash, kah del fjala, edhe shpirti, migja Ilaz, nuk kish pas sha bash qaq shumë, sa ai shoki i tij. Po, kaniherë, ja kish kthy edhe ky…

Niherë e niherë e, dikur ju kish pas merzitë ma kjo e shame edhe, se si i vjen k’tij e ja kthen, edhe ky, po me t’shame atij. Aj, jo qi ish idhnue, po ju kiish ba qefi qi e shajti edhe aj e poj thotë:

– Vallha, Ilaz, paj kallzu nanes teme, nuk e la!

Se qysh sillet puna mas ni kohe, edhe shkon bash n’shpi t’atij shokit. Nana e tij si perherë, p’e merr ngryk, edhe poj shti m’rena n’shpi. Djali i saj, medemek shoki i migjës Ilaz, masi ulen po i kthehet nanës vet:

– Pse e more ngrykë Ilazin, a e di qi t’ka sha…
Migja Ilaz p’e hungjë kryet e po kuqet dej n’veshë pej marres. U ba vetë i katërqinti qi erdh me ta e hini mrena.

Po, nana e atij shokit, hiq s’e prish çehren, edhe ja kthen:
– Hajt nanes se pej qi t’kam ba ty, e kam ditë qi kanë me m’sha…

Migja Ilaz, aty me aty e kish pa çfarë shoki ka, edhe nuk e bani dost !/Enkas për MediaFokus/