Shaip Surdulli: Dëshmori Asllan Thaçi la pas një familje për lakmi

Ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli, ka vizituar sot familjen e dëshmorit Asllan Thaçi, në Karaqevë, duke ndarë kujtime me babain e tij, Asllanin.

Surdulli ka thënë se Asllani ka lënë pas një familje për lakmi.

“Vizituam Bacen Hazir 87 vjeçar, prind i dëshmorit të kombit Asllan Thaçi, me të cilin jemi rritur dhe kemi punuar bashk. Asllani ka lënë fëmijët dhe familjen të cilët janë për lakmi. Baci Hazir shumë u gëzua që na pa dhe prapë do ta vizitojmë atë dhe familjen e tij. Kurse, Asllanin me shumë emocione e kujtoj dhe kurrë nuk e harroj”, ka shkruar Surdulli në profilin e tij virtual./MediaFokus/