Kush e synonte postin e kryeshefit në vitin 2007?

Më tepër se tridhjetë kandidatë në Gjilan kishin hyrë në garë për shtatë drejtori komunale, përderisa kreun e ekzekutivit në këtë komunë e pretendonin shtatë veta, shkruan mediafokus.info

Pos Zijadin Maliqit, i cili ishte duke e ushtruar këtë detyrë, konkurrentë tjerë për këtë post ishin edhe Agim Salihu, Bardhyl Syla, Haki Pajaziti, Isak Bilalli, Ismet Morina dhe Xhelil Neziri.

Për më shumë se tre muaj, në krye të ekzekutivit, si ushtrues detyre ka qëndruar Fadil Osmani, i cili ishte përkrahur nga koalicioni LDK-PDK për të ardhur në këtë detyrë.

Por më vonë, PDK-ja në Gjilan e anuloi marrëveshjen gojore me LDK-në dhe e tërhoqi Osmanin nga kreu i ekzekutivit.

Kuvendi Komunal i Gjilanit vendosi për shpalljen e konkursit edhe për drejtorët komunalë, të cilëve iu kishin mbaruar kontratat e punës në fund të qershorit si dhe të atyre që këto kontrata iu zgjasnin deri në fillim të gushtit.

Për shtatë drejtori komunale ishin paraqitur 33 kandidatë, duke përfshirë edhe pesë ish-drejtorë.

Postet e drejtorëve i pretendonin:

Buxhet: Salih Kçiku, Denis Jonuzi, Beqir Qerimi, Kujtim Arifi

Urbanizëm: Mumin Kçiku, Naser Sylejmani, Hamdi Ismajli, Mehmet Selimi, Ismet Mehmeti, Fadil Sherifi

Gjeodezi dhe Kadastër: Murat Hoxha, Fahri Shaqiri, Bardhosh Dalipi, Nevzat Piraj, Refik Zeqiri

Siguri dhe Emergjencë: Hazir Mustafa, Ymer Demolli, Xhelil Neziri

Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale: Jashar Ramadani, Nexhat Halili, Vebi Haziri, Veton Uka

Shërbime Publike: Agim Salihu, Kadrush Limani, Ismet Mehmeti, Adnan Mustafa, Denis Jonuzi

Arsim: Kadrush Syla, Halim Huruglica, Rashit Sahiti, Sami Sherifi, Naim Rasimi dhe Misin Misini

Posti i kryeshefit ekzekutiv ishte politizuar bukur shumë në vitin 2007./Mediafokus/