Kadolli: Deri sot kemi vaksinuar 165 persona, nesër vazhdojmë me grup-moshën tjetër
Në Viti po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër virusit Covid19, raporton gazeta online Mediafokus.info
Sipas drejtoreshës së QKMF, dr Vjollca Kadolli, deri më sot janë vaksinuar 165 qytetarë.
‘Nesër fillojmë me vaksinimin e qytetarëve të moshës 80-84 vjeç’, ka thënë drejtoresha Kadolli.
Ajo i ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe, si ata që janë regjistruar, si ata që nuk janë lajmëruar deri më sot, që të vijnë të vaksinohen.
Përndryshe, drejtoresha Kadolli ka thënë se ekipi i vaskinimit është i përkushtuar në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të vaksinimit të popullatës në komunën e Vitisë. /Mediafokus.info


