Kadri Veseli e konfirmon se është prekur nga Coronavirusi

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka konfirmuar se është prekur nga Coronavirusi, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka thënë se ndjehet mirë dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2. Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, ka shkruar Veseli./Mediafokus.info/