Bunjaku me dedikim prekës për Vokrrin në 60-vjetorin e lindjes:  Si duket kështu ikin legjendat

Biznesmeni i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Zvicër, Flamur Bunjaku, ka bërë një dedikim prekës për mikun e tij tashmë të ndjerë, legjendën e futbollit Kosovës, Fadil Vokrri, në 60-vjetorin e lindjes, transmeton Mediafokus.info.

“Si duket keshtu ikin legjendat”, ka shkruar Bunjaku.

Ja dedikimi prekës i Flamur Bunjakut:

“Sot do te festonte ditelindjen e tij te 60 legjenda, njeriu i suksesit, ikona dhe miku, Fadil Vokrri. Jam shume krenar qe ne disa nga rrugetimet me te rendesishme te karieres, une isha se bashku me ty, si bashkepunetor por edhe si nje mik i joti.

Pas pranimit  ne UEFA dhe FIFA menduam se sebashku do te festojme shume pervjetor por ja qe Perendia te deshti afer vetes. Si duket keshtu ikin legjendat.

Urime ditelindjen e 60 Fadil Vokrri.

Bashkepunetori dhe miku jot i perjetshem,

Flamur Bunjaku