Ju flet kampioni mbarëkombëtar në karate, Elhami Shabani

Elhami Shabani është vetëm 26 vjeçar, por në karrierën e tij prej karateisti numëron hiç më pak se 27 tituj kryesor në garat vendore e ndërkombërare. Në shumicën e trofeve shkruan “kampion…”.

Edhe në Kampionatin Mbarëkombëtar në Karate, i cili u mbajtë në Tiranë, Shabani u shpall kampion për të njëmbëdhjetën herë radhazi.

“Është ndjenjë shumë e veçantë pasi që në këtë kampionat marrin pjesë të gjithë shqiptarët kudo që janë”, thotë anëtari i klubit të karatesë Drita, për MediaFokus.

Sportisti i vitit 2018-2019 në Gjilan tash po e synon Olimpianden në TOKYO.

“Tani synimi im kryesor është Olimpiada TOKYO 2020, ku për momentin jam i 37-ti në ranglistën e përgjithshme botërore. Jam duke punuar dhe shpresoj që të jem atje”, tha ai, teksa ka folur edhe për mbështetjen e Komunës së Gjilanit.

“Mbështetjen e Komunës e kemi pasur gjithmonë, por tani në rrugëtimin tim drejtë normës olimpike më duhet mbështetje shumë më e madhe pasiqë janë pregatitje më specifike dhe nevojitet t’i ndjek seminaret e ndryshme”, thotë Shabani për MediaFokus.

Gjilanasi është kampion i Kosovës në karate 14 herë, kampion mbarëkombëtar 11 herë, fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik, fitues i argjend në Kampionatin Europian për regjione, sikurse edhe qindra medalje  tjera vendore e ndërkombëtare./MediaFokus/