Bild: Rashica mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë të Werderi

Brazilianit Diego, që në vitin 2009 klubi gjerman Werder Bremen e kishte shitur për 27 milionë euro, mund t’ia thej rekordin kosovari, Milot Rashica.

Gazeta gjermane Bild, ka shkruar për formën e jashtëzakonshme që po kalon kosovari në klubin e madh të Bundesligës, pasi në nëntë ndeshjet e fundit ka shënuar shtatë gola.

Sipas Bild, nëse Werder vendosë ta shesë Rashicën, atëherë vlera mund të shkojë deri në 50 milionë euro.