Drita ia merr Ballkanit tri pikë dhe kreun e tabelës  

Drita e ka rimarrë kreun e tabelës në Superligën e Kosovës në futboll, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Kjo pasi gjilanasit e kanë mposhtur në shtëpi Ballkanin e Ismet Munishit, me rezultat 2:1.

Golat për vendasit i realizoi Kastriot Rexha, ndërkaq Ballkani shënoi me anë të Mirlind Dakut.

Me këtë fitore, Drita e Gjilanit e merr vendin e parë në tabelën e Superligës, ku ka grumbulluar plotë 36 pikë, një pikë më shumë se Ballkani që ka 35./Mediafokus.info/