Kadri Veseli në Hagë: Jam tërësisht i pafajshëm
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot është paraqitur për herë të parë në seancën gjyqësore ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, transmeton Mediafokus.info.
Gjatë paraqitjes së tij, Veseli ka mohuar akuzat për krime lufte, me të cilat ngarkohet ai dhe shokët e tij.
“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli, transmeton Mediafokus.info.
Seanca po vazhdon ende.

