Kah po rrokulliset ekonomia e Kosovës
Vehbi Kqiku
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, u krijua rendi i ri botëror me këtë edhe rendi i ri ekonomit, në dy drejtime:
1. Rendi ekonomik, ekonomia socialiste që e udhëhiqte ish Bashkimi Sovjetik me ekonominë e planifikuar dhe
2. Rendi ekonomik kapitalist të cilin e udhëhiqnin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që nga fillimi i vitit 1946, zhvillimi i këtij rendi ekonomik global kishte lloj lloj paralelizma, në të gjitha format e mundshme duke e luftuar njeri-tjetrin në mes të ekonomisë socialiste me atë kapitaliste, deri sa, për fat të gjithë popujve nuk ndodhi lufta e armatosur në mes dy kampeve atë socialist-pakti i Varshavës me atë kapitalist – NATO-n
Në vazhdim e tutje fillonin të vëreheshin dallimet në mes këtyre dy ekonomive, sidomos pas viteve 1970, filluan tendencat dhe krahasimet në mes të dy ekonomive, ekonomia kapitaliste e cila avasonte në të gjitha drejtimet në krahasim me ekonomin socialiste.
Shume faktorë ishin, të cilët ndikuan, në dallimin në mes dy ekonomive globale, puna, produktiviteti në punë, puna efektive, mjetet e punes, por nji prej tyre kryesor ishte, ekoinomia e tregut i cila bazohej në oferten dhe kërkesen e cila diktonte çmimin e mallrave në treg sipas parametrave të till, kurse ekonomia socialste ishte ekonomi e planifikimit, e cila kishte bazen në metoden e centralizimit, që do të thot, kur zotriu prej kabinetit i parashikonte, kalkulonte dhe mendonte ti menaxhonte kërkesat dhe nevojat e popullit.
Periudha kohore ,që nga viti 1946 e deri në vitin 1990 do të thot nji periudh afër gjysëm shekulli kur filluan të pushonin paralelizmat, kur ekonomia socialiste në krye me ish Bashkimin Sovjetik, veç hoqi dor nga kjo luft e pa barabart në mes dy ekonomive duke u pajtue dhe rikthy ne rendik kapitalist, me nji fjal në ekonomin e tregut, e cila edhe sot e tutje vazhdon primatin në zhvillimi ekonomik global.
Këtë historik të shkurtër të ekonomis globale e përshkrova me qëllim që të vie deri në vlersimi i ekonmomis së Kosoves, që nga pas lufte e tutje, dhe kuh po rrokulliset ekonomia e Kosoves.
Në bazë të rezulutes së Këshilit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 Kosoven do ta qeveriste UNMIK-u, me këtë edhe ekonomin e vendit, përmes Agjensionit Kosover të Mirbesimit, sipas rregullores së UNMIK-ut 2002/12 të dates 13 qershor 2002 e cila u menagjonte nga bordi i drejtorëve, prej 4 ndërkombëtarëve, dhe 4 vendasve për menagjimin e ish ndermarrjeve shoqërore dhe pregaditjen e privatizimit dhe shitjen e tyre, deri në ligjin nr. 04/L-034 të dates 31.08.2011 i nxjerr nga Kuvendi i KOSOVES, ku kompetencat e AMK do të kalonin në Agjensin Kosovar të Privatizimit.
Që të dy agjensionet, jo që i menagjuan ish ndermarrjet shoqërore të Kosoves, por i penguan, amortizuan, zhvlersuan dhe me nji fjal i shkatrruan, pastaj i privatizuan me nji vlerë minimale të mundëshme nën udhëheqjen e ndërkombëtarëveduke u përkrahur, edhe nga kombëtarët (antikombëtarët)
Në praktiken e përditëshme politike të Kosoves , gjithëher jan akuzuar ndërkombëtaret për keq menagjimin e ekonomis së Kosoves,por në fakt përgjegjësit i kishin të barabarta bile edhe në masë të madhe ishin përgjegjës përfaqësuesit e institucioneve të Kosoves, që të gjitha partive politike, që ishin pjesmarrëse në këtë katrahur të proceseve të degradimit dhe shkatrrimit ekonomik të vendit.
Që nga pas lufte kurr nuk u nderpren akuzt në mes partive politike të cilat ishin në qeverisje apo bashkqeverisje për shkak të degradimit dhe pengimit të zhvillimit të vendit
Në bazë të kësaj motoje 19 vjeqar për akuzat apo ndërakuzat, ndodhën ndryshimet qeverisese, me shpres se ma në fund ekonomia e vendit do ta merr drejtimin e duhur.
Në pritje e siper për këto ndryshime të cilat i donte,i priste dhe i votoi populli dhe për këtë fitoi VV-ja, jo që u plotësua vullneti i popullit por edhe ma keq u degradua, u migrua dhe gjithçka u dobsua në këtë vend.
Kosova e pranoi dhe përkrah rendin e ri ekonomik, ekonomin e tregut të lirë, ekonomin e kapitalizmit.
Në pritje e siper, kjo metod e degaradimit jo që u përmirsue por edhe ma keq u thellue nga përfaqësuesit e shtetit të cilët i selektojnë, i avansojnë kompanit e veçanta duke u mbyllur deren të tjerëve, me qëllim që të bëjnë pazare me dyer të mbyllura.
Nuk ka problem për afate e cilsi, por është me rëndësi në ndarjen e haraqit me msitni (kontratat nji burimore).
Mendoj se kjo metodë e favorizimit e nji pjese të ekonomis së vendit nuk ka ndodhur as në ekonomin centraliste staliniste.
Kush nuk është me mua është anmik.
Vazhdojm tutje.
Shum her kemi dëgjuar lajmin se ministia përkatëse, e shendetësia apo e ekonomis i japin të drejten e vetes, pa e marr përgjegjësin dhe sjellin vendime të qoroditura me qëllim të kontrollimit të tregut, me këtë caktimin e të ashtuqujturave çmimet tavan të tregut, pa e elaboruar çka është çmimi tavan dhe çmimi në dysheme (përtoke) dhe qka do të ndodhë për këto biznese në mes tavanit dhe tokes, a kan mundësi këto biznese të operojnë në këtë mënyr, a mund ti mbulojnë shpenzimet e tilla e çka tjetër.
Shteti e ka fuqin, por edhe individi vendosmërin, me nji fjalë popullore, bamirësin, apo ledhatin por nuk mund të krijosh lumturin apo knaqësin me kapitalin e tjetrit.
Ta shofim tutje me ekonomin e këtij vendi.
I potencova vetëm tri metoda, sepse ka mjaft të tilla që e dëmtojn dhe shum keq e orjentojnë ekonomin e këtijë vendi.
E dijë që shum kush mundë të reagoj për këtë shkrim, por un mendoj kështu.

